Një fëmijë dy vjet e gjysmë ndërroi jetë në Klinikën e Fëmijë në Shkup

Maqedonia

Një fëmijë dy vjet e gjysmë ndërroi jetë në Klinikën e Fëmijë në Shkup

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 12:00
Ilustrim

Në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkupit, dje ka ndërruar jetë një fëmijë i moshës dy vjet e gjysmë nga sepsa dhe meningjiti.

Fëmija përpara dy ditëve është hospitalizuar në Repartin e Neurologjisë me simptome të humbjes së vetëdijes.

Për shkak të këtyre simptomave, është përkeqësuar gjendja e fëmijëve, ndërkaq sipas informatave nga Ministria e Shëndetësisë, vlerësimi i mjekëve ka qenë që ajo ai të transferohet në kujdes intensiv në Klinikën për Sëmundjet e Fëmijëve.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se fëmijës i është dhënë ndihma mjekësore përkatëse, megjithatë fëmija e ka humbur jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat