Zaev: Koha e politikanëve të cilët na ndanin në baza etnike dhe fetare mori fund

Maqedonia

Zaev: Koha e politikanëve të cilët na ndanin në baza etnike dhe fetare mori fund

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 12:55
Zoran Zaev

Koha e politikanëve të cilët na ndanin në mënyrë etnike, fetare ose në çfarë do mënyrash të tjera mori fund. Koha e politikave të rrema është kohë e kaluar. Maqedonia po hap perspektiva të reja, porositi mbrëmë liderë i LSDM-së, Zoran Zaev në mitingun e koalicionit “Për jetë në Maqedoni” në Gazi Babë. Ai e kërkoi mbështetjen e banorëve të, siç tha, Gazi Babës multietnike, pasi që vetëm të bashkuar mund të rrëzohet një regjim i cili me vite mbisundon në komunë, ndërsa nuk bën asgjë.

Kryetari i Qeverisë premtoi mbështetje të drejtpërdrejt nga pushteti qendror për gazifikimin e Gazi Babës. “Do të ketë fillimisht gazifikim nëpër kopshte, shkolla dhe objekte industriale. Faza e dytë është për kyçjen e amvisërive. Gazi natyror kalon që këtu dhe duhet të shfrytëzohet”, theksoi Zaev.

Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga LSDM-ja, Petre Shielgov porositi se nuk do të lejojnë që planet urbanistike të sillen natën. Ai premtoi se Shkupi do të bëhet qytet me ide, qytet me tregime dhe se përsëri do të bëhet qytet solidar dhe human.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat