Dimitrov në takim ministror të vendeve të grupit të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor

Maqedonia

Dimitrov në takim ministror të vendeve të grupit të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 11:33
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot me ftesë të kolegut hungarez Peter Sijarto, do të marrë pjesë në takimin ministror të vendeve të grupit të Vishegradit dhe vendet e Ballkanit Perëndimor që mbahet në Budapest.

Takimi i sivjetmë në Budapest mbahet në kuadër të presidencës hungareze me grupin e Vishegradit, ndërsa gjithashtu janë të ftuar të marrin pjesë edhe ministrat e punëve të brendshme të Estonisë, Rumanisë dhe Sllovenisë. Temë qendrore e takimit është euro-integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Grupi i Vishegradit - V4, të cilin e përbëjnë Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria, është mbështetës tradicional i perspektivës evropiane të Ballkanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat