Media austriake: Maqedonia voton socialdemokratët

Maqedonia

Media austriake: Maqedonia voton socialdemokratët

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 16 tetor 2017 Në ora: 13:06
Zoran Zaev

Zgjedhjet komunale në Maqedoni kanë bërë jehonë edhe te mediat ndërkombëtare. Sipas “Der Standard”, socialdemokratët e LSDM janë në avantazh në 50 nga 80 komunat e Maqedonisë. OBRM-PDUKM e Nikola Gruevskit ka pësuar humbje të rënda në komunat e saj tradicionale.

Te partitë shqiptare në avantazh është BDI në 12 komuna, megjithatë gjithçka do vendosët pas dy javësh në 29 tetor. Në qytetin e Shkupit ka fituar kandidati i LSDM, Petre Shilegov me rreth 60 përqind të votave.

Përpara katër vitesh OBRM fitoi 58 komuna dhe qytetin e Shkupit, ndërsa LSDM vetëm në katër komuna./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat