Zaev: Synimet euroatlantike të Maqedonisë nuk janë pengesë për bashkëpunim me Rusinë

Maqedonia

Zaev: Synimet euroatlantike të Maqedonisë nuk janë pengesë për bashkëpunim me Rusinë

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 19:59
Pamje nga takimi

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev sot u takua me ambasadorin e Federatës ruse në Republikën e Maqedonisë, Oleg Shcherbak, ku ai e ka shprehur përkrahje për politikat energjike të kryeministrit që e lëvizin Maqedoninë përpara. U paralajmërua edhe përparimi i bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor, kumtoi shërbimi qeveritar për informim.

Në takimin e kryeministrit Zaev dhe ambasadorit Shcherbak u konstatua edhe se synimet euroatlantike dhe përcaktimet e Republikës së Maqedonisë nuk janë dhe nuk duhet të jenë pengesë për zhvillim të marrëdhënieve bilaterale mes Maqedonisë dhe Rusisë, posaçërisht që, siç thuhet, që edhe te dy shtetet ekziston qëndrim për sistem të qëndrueshëm të sigurisë në botë që është me rëndësi ndërkombëtare.

Ambasadori rus e ka përshëndetur, siç tha, përkushtimin energjik të kryeministrit Zaev dhe kontributit të tij të madh drejt proceseve demokratike që e lëvizin Maqedoninë përpara.

Ishte vlerësim i përbashkët se poltikat e hapura dhe të përkushtuara të kryeministrit Zaev de të Qeverisë së re krijojnë kushte për intensifikimin e bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë dhe Federatës ruse në sferën e ekonomisë, tregtisë dhe investimeve, bujqësisë, energjetikës, transportit, bashkëpunimit shkencoro-teknik dhe kulturës, që do të përparohet me bashkëpunim ndërqeveritar dhe ndërparlamentar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat