Plaçkiten një kasino dhe një barnatore në Shkup

Maqedonia

Plaçkiten një kasino dhe një barnatore në Shkup

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 15:50
Ilustrim

Persona të armatosur dhe të maskuar mbrëmë kanë plaçkitur një barnatore dhe një kasino në bulevardin “Aradhat partizane” në Shkup, kumtoi MPB-ja.

S.S (30) mbrëmë në ora 19:25 në SPB-Shkup ka denoncuar se në bul. “Aradhat partizane” në barnatoren “Eurofarm” një person i armatosur me pistoletë ka kryer plaçkitje, me ç’rast ka marrë rreth 32.000 denarë. Policia ndërmerr masa për ndriçimin e rastit.

Diçka më vonë, në orën 21;45 në SPB-Shkup ka arritur denoncim se në rr. “Aradhat partizane” në kasino “Astra” tre persona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri kanë kryer plaçkitje mbi të punësuarit në kasino, me ç’rast janë marrë rreth 181.500 denarë, ndërsa autorët e kanë braktisur vendin e ngjarjes. Policia po ndërmerr masa për ndriçimin e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat