Zaev: Bejta për komunën, Taravari për shëndetësinë

Maqedonia

Zaev: Bejta për komunën, Taravari për shëndetësinë

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 16:18
Zoran Zaev- Nevzat Bejta

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev mbrëmë në Gostivar i ka dhën mbështetje kandidatit të BDI-së, Nevzat Bejta.

“Jo rastësisht qëndroj pas Nevzat Bejtës. E dini që në anën tjetër kemi kundër kandidat i cili është ministër në Qeverinë time. E di qe nuk e ka për qejfi edhe kandidaturën dr. Arbeni. Ky fakt për mua është i qartë andaj edhe propozoj të bëjmë marrëveshje në Gostivar. Të gjithë të shohim punët tona. Unë të jem kryeministër, doktori të kujdeset për shëndetësinë, Nevzati të kujdeset për Komunën. Të jemi të drejtë edhe nëse nuk na pëlqen ky fakt. Mjekët, dr. Arbeni të na shërbej në shëndetësi sepse ai shëndetësinë e njeh mirë. Komunën e Gostivarit nuk e njeh askush më mirë se Nevzat Bejta. Për këtë arsye të mundësojmë punët të rrjedhin sipas rendit. E dini se në rrethin e parë nuk erdha. Doja të shoh kujt gostivarasit do ti japin më shume përkrahje Nevzatit apo Arbenit. Nevzati ka epërsi.  Puna është e qartë. Unë jam njeri i mirë dhe nuk dua armiqësi me askënd, por rendi është rend dhe ta respektojmë rendin” – u shpreh kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat