Çka po paralajmëron kryeministri Zaev?

Maqedonia

Çka po paralajmëron kryeministri Zaev?

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 21:17
Zoran Zaev

Koalicioni qeveritar nuk do të ngushtohet, por do të zgjerohet, thotë kryeministri Zoran Zaev i cili është i kënaqur me vendimin e liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela për të mbetur pjesë e Qeverisë dhe Zaev paralajmëron zgjerim të koalicionit qeveritar me deputetë të partive opozitare.

Ai thekson se shumica parlamentare do të forcohet sepse, siç tha ai, ka shumë demokratë dhe persona të ndershëm në opozitë, të cilët nuk pajtohen me politikat e ndarjes, nacionalizmit, antagonizmit në shoqëri, ndërsa Maqedoninë në periudhën e ardhshme e presin perspektiva të mira. Zaev vlerëson se vjen koha e bashkimit dhe përfshirjes së opozitës brenda.

“Unë besoj se disa deputetë do të marrin guximin të përkrahin politikat që iu duhen qytetarëve të Maqedonisë. Jam i bindur në këtë, dhe për këtë shkak pason një periudhë e përveshjes së mëngëve dhe punës në interes të qytetarëve”, tha Zaev.

Ai shtoi se nuk ka asgjë kundër bashkëpunimit të Aleancës për Shqiptarët me Lëvizjen Besa në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në vend.

Pikëpyetjet për stabilitetin e Qeverisë lindën pasi që Sela filloi koalicionin me Kasamin për garën në 12 komuna, duke dalur kundër koalicionit të mëhershëm LSDM-BDI në komunat e njejta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat