Zaev: Populli pret rezultate, pret punë, po vjen koha e politikanëve të ndershëm

Maqedonia

Zaev: Populli pret rezultate, pret punë, po vjen koha e politikanëve të ndershëm

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 11:17
Zoran Zaev

Është e qartë se në ç’drejtim po shkon shteti, fituam në mbarë Maqedoninë, fituam nder dhe përgjegjësi prej popullit tonë.

“Populli pret rezultate, pret punë. Një kohë e tillë, nëse dimensionojmë para nesh ju bind se të gjithë do të jemi krenarë se jetojmë në këtë vend, se jetojmë në Maqedoni. Një kohë e tillë duhet të jetë e ardhmja e Maqedonisë tonë, porositi lideri i LSDM-së dhe Koalicionit “Jetë në Maqedoni”, Zoran Zaev.

“Erdha të kërkoj mbështetjen në emër të kohës së re, të cilën të gjithë së bashku jemi duke e projektuar. Ndërsa do të jetë e lehtë nëse me të vërtetë ndërtojmë miqësi dhe midis vete mbështetemi dhe ndihmohemi. Të gjithë jemi të njëjtë. Maqedonia është mëmëdheu dhe atdheu i të gjithëve”, tha Zaev.

U përqendrua edhe tek të rinjtë dhe masat për mbajtjen e tyre në vend, si garancë e të rinjve dhe orientimin e investimeve vendore dhe të huaja për hapjen e vendeve të reja të punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat