Zaev: Zgjedhjet ishin të pastra si kristali, korrekte dhe të lira

Maqedonia

Zaev: Zgjedhjet ishin të pastra si kristali, korrekte dhe të lira

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 16:59
Zoran Zaev

Zgjedhjet ishin të pastra si kristali, korrekte, të lira me incidente të izoluara. Këtë e konfirmuan edhe institucionet ndërkombëtare, deklaroi sot në Kavadar, lideri i LSDM-së dhe koalicionit Zoran Zaev në pyetjen e gazetarëve për deklaratën e djeshme të Gruevskit se zgjedhjet ishin jo legjitime.

I pyetur për ta komentuar deklaratën e Lëvizjes BESA të drejtuar për LSDM-në që të qëndrojë larg votave të shqiptarëve, ai tha se kanë partnerë të koalicionit të zbuluar që para vetë fushatës. Zaev në debatin me qytetarët e Kavadarit në qendër të qytetit shfaqi bindje se me sukses do ta përfundojnë punën edhe në Kavadar sepse populli, thotë, e dha sinjalin e vet, duke zgjedhur shumicë në Këshillin e komunës dhe duke dërguar porosi të qartë për atë se në cilin drejtim dëshiron të lëviz Republika e Maqedonisë.

Në forumin në parkun në qendër të qytetit, Zaev dhe kandidati për kryetar komune të Kavadarit nga radhët e LSDM-së dhe koalicionit Betiane Kitev biseduan për ardhmërinë e komunës dhe paralajmëruan se forumet e tilla do të bëhen praktikë në të gjitha komunat në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat