MASH: Po merren masa për rikonstruimin e shkollës së djegur në Bogovinë

Maqedonia

MASH: Po merren masa për rikonstruimin e shkollës së djegur në Bogovinë

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 14:00
Ilustrim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) do ta rikonstruojë shkollën fillore “11 Tetori” në fshatin Novo Sellë në Komunën e Bogovinës, e cila të shtunën u kaplua nga zjarri.

MASH informon se dy ditët e kaluara ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me drejtorin e shkollës që të gjindet zgjidhje më adekuate për zhvillimin e procesit arsimor.

“Janë krijuar kushte për ndjekjen e mësimit, nxënësit vazhduan ta ndjekin mësimin në bashkësinë lokale të fshatit dhe në hapësirat e ambulantes rajonale”, thonë nga MASH.

Nga MASH shtojnë se ekspert nga Departamenti i investimeve kapitale të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës sot kanë kryer kontroll në objektin e shkollës së djegur dhe do t’i ndërmarrin të gjitha masat për përpunimin e dokumentacionit për ndërtimin e objektit shkollor në pajtim me standardet ligjore.

Shkolla “11 Tetori” u rikonstrua tërësisht para dy viteve, ndërsa në të mësojnë 217 nxënës në 13 paralele./Telegrafi/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat