Inspektime në tre objekte në Komunën Qendër në Shkup

Maqedonia

Inspektime në tre objekte në Komunën Qendër në Shkup

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 10:19
Shkup

Inspektorati i Komunës Qendër pas urdhërit të kryetarit Sasha Bogdanoviq, do të kryejnë kontrolle në tre objekte: në objektin privat në Kala, objektin privat pas “Tomçe Sofka” dhe Shtëpinë e Qytetit në kompleksin hotelierik, i cili më parë ishte në pronësi të Dimitris Kondaminas.

“Inspektorët do të kontrollojnë nëse pronarët në Kala kanë leje për ndërtim dhe dokumentet e nevojshme. Tek objekti pas “Tomçe Sofka” nuk është vendosur tabela e nevojshme me të dhënat e investuesit dhe leja për ndërtim, që është në kundërshtim me ligjin. Nga pronari dhe invetuesi i Shtëpisë së Qytetit në kompleksin hotelierik, i cili është pjesë e projektit Shkupi 2014, kërkohen dokumentet e plota”, thuhet në njoftimin e Komunës Qendër.

Prej atje theksojnë se inspektorët mbi bazën e konstatimit të gjendjes faktike do të përgatisin vendim për procedura të mëtutjeshme në komunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat