Aksident i rëndë në Shkup, tri vajza të lënduara rëndë

Maqedonia

Aksident i rëndë në Shkup, tri vajza të lënduara rëndë

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 09:58
Aksident i rëndë në Shkup

Tri vajza janë lënduar rëndë në një aksident që sapo ka ndodhur në urën mbi lumin Vardar, në afërsi të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vetura e llojit “Ford”, në të cilën kanë qenë vajzat, ka humbur kontrollin dhe ka goditur bordurat e urës.

Ndihma e Shpejtë, pas ndihmës së parë shëndetësore, ka transferuar vajzat në urgjencën e Klinikës së Shkupit, ndërkohë ekipe të policisë po kryejnë hetime në vendngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat