Takim i kryetarit të Kuvendit Xhaferi me ambasadorin izraelit Orian

Maqedonia

Takim i kryetarit të Kuvendit Xhaferi me ambasadorin izraelit Orian

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 14:52
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e Shtetit të Izraelit në Republikën e Maqedonisë, Dan Orian

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e Shtetit të Izraelit në Republikën e Maqedonisë, Dan Orian, i cili së bashku me grupin prej 90 ekonomistëve nga Izraeli mori pjesë në Konferencën „Maqedonia 2025“, ku fjalim të vetin posaçërisht do të ketë femra më e mirë inovatore nga Izraeli, Dana Gabish.

Siç njoftuan nga Kabineti i Xhaferit, në fillim të takimit, ambasadori Orian e theksoi potencialin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve mike, me ç’rast informoi për pritjet e kryetarit të Knesetit për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja parlamenteve. Ky bashkëpunim mund ta tejkalojë formatin e jashtëzakonshëm të bashkëpunimit parlamentar dhe të vendosë theks në përforcimin e diplomacisë ekonomike, qëndrueshmërisë, përforcimit të sundimit të së drejtës, sferat për të cilat Kneseti ka përvojë të madhe të cilat mund në bazë partnere t’i ndajë me kuvendin tonë.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Xhaferi, shprehu kënaqësi nga takimi dhe theksoi se edhe si ish ministër i Mbrojtjes ka kushtuar vëmendje të madhe në bashkëpunimin me Izraelin, në fushën e mbrojtjes dhe në hapjen e qendrës së pilotit dhe modernizimit të mjeteve fluturuese. Pastaj, e potencoi transparencën dhe gatishmërinë e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim parlamentar në të gjitha aspektet dhe nivelet, sepse diplomacia parlamentare shumë herë deri tani tregoi se është pa kufizime formale, me çka e trason rrugën e vendosjes së lehtë të komunikimit reciprok.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat