Zaev: S’kemi biseduar me Thaçin, kemi shumicë edhe pa Selën

Maqedonia

Zaev: S’kemi biseduar me Thaçin, kemi shumicë edhe pa Selën

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 15:04
Zoran Zaev

Nuk kemi pasur kurrfarë bisedimesh me PDSH-në, e kam thënë gjatë fushatës, kemi pasur bisedime me Thaçin gjatë kohës kur kam biseduar me partitë opozitare për përkrahjen e reformave në BE dhe në Kuvend.

Ky ka qenë qëndrimi i kryeministrit Zoran Zaev lidhur me hyrjen eventuale të PDSH-së së Thaçit në qeverinë reformatore. “Pres gjatë kësaj jave në atmosferë të qetë të hapim proceset sesi më tej, kemi disa vende të zbrazëta në qeveri, ministër, zv/ministra, drejtorë dhe tjera”, ka thënë Zaev, njofton Medial.mk. I pyetur nëse do të vazhdojë koalicioni me ASH-në i udhëhequr nga Sela, Zaev ka thënë se ajo nuk varet vetëm nga ai, por edhe nga Sela dhe partnerët e tjerë të koalicionit. Lidhur me atë nëse tërhiqet Sela nga koalicioni a do kenë shumicë dhe nëse do të bisedohet me deputetin Çedomir Sazdovski për hyrje në koalicionin qeveritar, Zaev me qëndrim se deri tani nuk ka biseduar me Sazdovskin. 

“Gjatë vikendit do të jemi më të vendosur dhe me mençuri të mendojmë për çfarëdo tjetër dhe më pas secili vetvetiu. Konsideroj se për herë të parë gjatë vikendit do të bisedojmë. Me z. Sazdov nuk kam biseduar për shumicën, unë dua të bisedojë me shumë deputetë do të ketë mundësi për këtë. E di se kemi shumicë edhe pa z. Sela, por jam ithtarë i asaj që të jetë ajo shumicë më e fuqishme…”, ka thënë Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat