Qeveria e Maqedonisë përmirëson deklaratën e Zaevit për të dyshuarit për krim

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë përmirëson deklaratën e Zaevit për të dyshuarit për krim

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 09:28
Zoran Zaev

Edhe pse kryeministri Zaev dje tha se dy anëtarë të Qeverisë janë nën hetim për korrupsion, nga shërbimi për informim të institucionit që ai drejton e ka korrigjuar deklaratën e tij, duke ju drejtuar mediumeve deklaratën më të plotë rreth kësaj çështje.

”Nëse ne do t’i kishim fokusuar fuqitë tona për të ç’rrënjosur korrupsionin, ky hap do të ishte një erë shtytëse në shpinë të të gjithëve. Por, transparenca është shumë e rëndësishme. Unë çdo herë ju jap mesazh qytetarëve të shoqërisë tonë që të paraqesin raste që kanë mundësi të jenë me korrupsion, dhe si rezultat i kësaj për momentin është duke u bërë hetim për këto dy anëtarë të lartë të qeverisjes të cilët janë në detyrë për disa muaj. Kuptohet, ky është vetëm hetim, nuk mund të shpalosim më shumë detaje. Me këtë dua të them se Ligji vlen për të gjithë” ka thënë Zaevi, sipas shërbimit për informim në Qeveri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat