Kryeministri Zaev: Nuk do ketë falje për askënd

Maqedonia

Kryeministri Zaev: Nuk do ketë falje për askënd

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 19:34
Zoran Zaev

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev në deklaratën për media në suaza të vizitës punuese në Budvë për Konferencën ekonomike rajonale të Malit të Zi 2017, ka vlerësuar se si do të lëvizin punët në bashkëpunimin rajonal dhe perspektivat në integrimet, varet nga shtetet e rajonit.

"Me vepra konkrete, praktike të tregojmë se jemi të gatshëm të inkuadrim drejt BE-së dhe NATO-s", ka deklaruar Zaev.

Siç infomon pres shërbimi qeveritar, ai këtu i ka theksuar si pritje rritjen e BPV-së, hapjen e vendeve të reja të punës, rikualifikimin e forcës së punës.

Në pyetjen e gazetarëve për hetimet e theksuara për keqpërdorime të dy funksionarëve të pushtetit dhe për cilat vepra, kryeministri Zaev ka thënë se përballja me korrupsionin është çështje rëndësishme edhe për vetë shtetet në rajon dhe për integrimet e tyre në BE.

"Qeveria e re i zbardh punët, inkurajohen qytetarët të denoncojnë. Qëndrimi ynë është që çdo indikacion për hetim ta prodojmë. Mund të them se bëhet fjalë për periudhën gusht të vitit paraprak, për tjetrën do të thonë organet hetimore", është përgjigjur kryeministri Zaev.

Lidhur me atë sa është reale pritja për hapjen e linjës ajrore të paralajmëruar Shkup - Podgoricë - Sarajevë, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, ka thënë se beson se shpejt do të sigurohet linjë ajrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat