Skandali me blerjen e Mercedesit luksoz prej mbi gjysmë milion euro

Maqedonia

Skandali me blerjen e Mercedesit luksoz prej mbi gjysmë milion euro

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 14:44
Mercedes

“Bombat” për blerjen e Mercedesit luksoz prej mbi gjysëm milionë euro do të përdoren si dëshmi në rastin “Tanku”. Pas diskutimit publik dje në Gjykatën e Apelit u vendos që materialet e përgjuara për këtë rast të përdoren si dëshmi.

Dje në Gjykatën e Apelit në seancë u paraqit edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, e cila kërkoi që të mos përdoren si dëshmi. Ajo tha se me “bombat” janë shkelur të drejtat private të njeriut.

Në rastin “Tanku” i akuzuar është edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ndërsa përveç në këtë rast “bombat” si dëshmi janë pranuar edhe në rastet “Shuplakat në Qendër”, “Treqind”, “TNT”, “Toplik”, si dhe “Tenderët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat