Përplasje ndërmjet Ambasadës së Rusisë dhe Qeverisë së Maqedonisë në lidhje me deklaratat e kryeministrit Zaev

Maqedonia

Përplasje ndërmjet Ambasadës së Rusisë dhe Qeverisë së Maqedonisë në lidhje me deklaratat e kryeministrit Zaev

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 21:45
Zoran Zaev

Qeveria e Republikës së Maqedonisë përmes kumtesës thekson se kryeministri Zoran Zaev në intervistë për mediumin malazez në asnjë moment nuk i ndërlidhë thëniet për likuidim ndaj tij në çfarëdo relacioni me Federatën ruse.

“Deklarata e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për mediumin malazez bazohet në përvojat nga rajoni dhe reagimet e Federatës ruse gjatë anëatrësimit të vendeve të tjera nga rajoni në aleancën e NATO-s. Në intervistë për mediumin malazez, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, në asnjë moment nuk i ndërlidhë thëniet për likuidim ndaj tij në çfarëdo relacioni me Federatën ruse”, ceket në kumtesën e cila pasoi pas reagimit të Ambasadës ruse.

Ambasada ruse në Shkup përmes një kumtese hodhi poshtë si të pabaza thëniet e kryeministrit Zoran Zaev në lidhje me përzierjen e Federatës ruse në tentativat për likuidimin e tij, duke e vlerësuar atë deklaratë si të pabaza dhe të palejueshme për atë si kryeministër i Maqedonisë.

Qeveria thekson se seriozisht është e përkushtuar drejt ndërtimit të marrëdhënieve fqinjësore dhe bashkëpunimit me Federatën ruse në nivel parimor demokratik.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë mbetet plotësisht në angazhimet për realizim të synimeve tona euro-atlantike dhe nuk sheh konflikt të atyre angazhimeve me prëcaktimin për t’i mabjtur marrëdhëniet e mira edhe me Federatën ruse”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat