Zaev: Propozim-buxheti garanton menaxhim ekonomik dhe efikas me paratë shtetërore

Maqedonia

Zaev: Propozim-buxheti garanton menaxhim ekonomik dhe efikas me paratë shtetërore

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 13:56
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot në konferencë për shtyp duke prezantuar propozim-buxhetin për vitin 2017 tha se ai garanton menaxhim ekonomik dhe efikas me paratë e shtetit.

Zaev gjithashtu tha se propozim-buxheti përmban rekomandimet nga debati publik, ndërsa sipas tij qëllimi bazë gjatë përgatitjes së propozim-buxhetit ka qenë komponenti zhvillimor për orientimin e më shumë parave ndaj qytetarëve.

“Propozim-buxheti i siguron funksionet bazë të shtetit për pagesë pa pengesa dhe në kohë të pagave, pensioneve, transfereve sociale. Ky është buxhet për qytetarët dhe për stabilitet financiar. Siguron kushte për lëvizje reale të ekonomisë, me ç’rast do të synojmë ndaj realizimit më të madh të investimeve kapitale”, theksoi kryeministri Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat