Kryeministri Zaev prej nesër për vizitë zyrtare në Slloveni

Maqedonia

Kryeministri Zaev prej nesër për vizitë zyrtare në Slloveni

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 21:46
Zoran Zaev

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë

Gjatë vizitës kryeministri Zaev do të realizojë takim edhe me kryeministrin slloven Miro Cerar, ndërsa ministrat në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, do të kenë takime bilaterale me kolegët e tyre nga Qeveria sllovene, me ç'rast do të pasojë edhe takim i përbashkët, plenar i ministrave në delegacionin e Republikës së Maqedonisë dhe ministrat homologë në Qeverinë e Republikës së Sllovenisë. Në ditën e parë të vizitës, Zaev, do të ketë takim me pjesëtarët e MPB-së së Sllovenisë të cilët morën pjesë në misionin për mbështetje të Republikës së Maqedonisë në sigurimin e kufirit jugor gjatë krizës së emigrantëve. Pasnesër kryeministri Zaev do të ketë mëngjes pune me delegacionin e afaristëve sllovenë.

Kryeministri i Maqedonisë do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Shtetëror të Republikës së Sllovenisë Millan Bërglez, si dhe me presidentin slloven Borut Pahor. Në përbërje të delegacionit të Republikës së Maqedonisë janë zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski, ministri pa portofol i angazhuar për Diasporën Edmond Ademi dhe Viktor Dimovski, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat