Zoran Zaev për vizitë zyrtare në Slloveni

Maqedonia

Zoran Zaev për vizitë zyrtare në Slloveni

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 10:53
Zoran Zaev

Delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Slloveni.

Kryeministri Zaev sot do të realizojë takim me kryeministrin slloven Miro Cerar, ndërsa ministrat e Qeverisë do të kenë takime dypalëshe me kolegët e tyre nga qeveria sllovene, me çrast do të pasojë edhe takim i përbashkët, plenar i ministrave në delegacionin e Maqedonisë dhe ministrat homologë në Qeverinë e Sllovenisë.

Në kuadër të ditës së parë të vizitës, Zaev do të ketë takim me pjesëtarët e MPB-së së Sllovenisë, të cilët morën pjesë në misionin për mbështetje të Maqedonisë në sigurimin e kufirit jugor gjatë krizës së emigrantëve.

Zaev nesër do të vazhdojë vizitën me mëngjes pune me delegacionin e afaristëve sllovenë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat