Aksioni policor në Llaskarcë i pasuksesshëm, banorët të shqetësuar

Maqedonia

Aksioni policor në Llaskarcë i pasuksesshëm, banorët të shqetësuar

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 16:16
Akcioni i policise i pasuksesshem

Në mëngjes policia në komunën e Sarajit, afër fshatit Llaskarcë ka realizuar aksionin me çka ka ndaluar veturën “Land Rover”, por personat në të kanë mundur të ikin.

Banorët të cilët jetojnë në afërsi të  vendit ku ishte lënë vetura kanë pohuar se kanë dëgjuar sirenat e policisë dhe prani të shtuar të policisë. MPB nuk zbulon detaje për hetimni. Vetura “Land Rover” ishte lënë 300 metra larg fshatit Llaskarcë, në autostradën Shkup-Tetovë dhe e njëjta ishte e hapur thonë nga MPB. Zyrtarët policor biseduan  me më shumë persona të cilët ishin ndodhur afër,  si dhe me persona të punësuar në një depo. Banorët e këtij fshati kanë shprehur shqetësimin e tyre pasi MPB nuk ka bërë të ditur se për çfarë aksioni bëhet fjalë dhe kush janë personat që kanë mundur të ikin nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat