Arben Taravari: Mësimdhënësit duhet të propozojnë drejtorët e shkollave

Maqedonia

Arben Taravari: Mësimdhënësit duhet të propozojnë drejtorët e shkollave

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 16:41
Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari

Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, ka nisur të vizitojë shkollar fillore dhe më mesme të qytetit dhe fillimisht është ndalur në shkollën më të vjetër të qytetit “Ismail Qemali”.

Me këtë rast ai zhvilloi një takim me të punësuarit në këtë shkollë dhe kërkoi nga kolektivi që të japë propozimet për caktimin e ushtruesit të detyrës drejtor shkolle. “Dalëngadalë duhet t’i përzgjedhim drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme. Sipas meje, një ndër shkollat më prestigjioze dhe më të rëndësishme është shkolla në të cilën edhe unë vetë kam mësuar, respektivisht shkolla “Ismail Qemali”. Vlerësoj se kuadri mësimdhënës duhet të jetë pjesë e përzgjedhjes së drejtorit dhe prandaj gjendem këtu që të dëgjoj propozimet e tyre. Do marr disa propozime prej tyre dhe së shpejti do të përcaktohem për njërin prej tyre”, deklaroi  për media Taravari, duke precizuar se vizita identike do të zhvillojë ditëve në vijim edhe në shkollat tjera më të mëdha të qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat