Zoran Zaev dekorohet me Çmimi “Liderë të Mesdheut”

Maqedonia

Zoran Zaev dekorohet me Çmimi “Liderë të Mesdheut”

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 13:13
Zoran Zaev

“Çmimin të cilin po e pranoj, në emër të kryeministrit Zoran Zaev, është mirënjohje për punën e tij, por edhe për punën e Qeverisë që e kryeson, deklaroi Koço Angjushev, zëvendës kryeministër

Angjushev potencoi se Zaev gjatë dy viteve të kaluara, punoi në interes të qytetarëve, me qëllim të qartë që ta kthejë Republikën e Maqedonisë në rrugën e vërtetë, në drejtim të integrimit euro-atlantik të vendit. “Ju bind se Qeveria do të punojë me përgjegjësi dhe përkushtim që të mbërrijmë deri te qëllimi i këtij udhëtimi, ndërsa ai është që Republika e Maqedonisë të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së. Këtë çmim e pranojmë si mbështetje për punën e deritanishme, ndërsa shpresojmë se një ditë Republika e Maqedonisë do të jetë anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe BE-së, vend i zhvilluar me ekonomi të fuqishme”, theksoi Angjushev. Gjithsej janë ndarë tetë çmime “Liderë të Mesdheut”, ndërsa laureat i vetëm nga rajoni është kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, thuhet në kumtesën nga pres-shërbimi qeveritar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat