Zaevi çka po zien me Qeverinë, e do Aleancën apo PDSH-në?!

Maqedonia

Zaevi çka po zien me Qeverinë, e do Aleancën apo PDSH-në?!

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 16:44
Zoran Zaev

Takimet për plotësimin e vendeve të zbrazta të ministrave do të intensifikohen gjatë ditëve tëardhshme.

Këtë e konfirmoi kryeministri Zoran Zaev i cili edhe një herë përsëriti qëndrimin se të gjithë opsionet mbeten të hapura, përfshirë këtu edhe riformatimin më të gjerë të kabinetittë tij.

Një ditë më parë, Zaev deklaroi se Ministria e Shëndetësisë jo domosdoshmërisht do t’i takojëAleancës për Shqiptarët por që kjo parti do të vazhdojë të mbetet në Qeveri.

Ndërkohë nga partia e Ziadin Selës nga ana tjetër, për Alsat deklaruan se nuk duan që me
partnerët e koalicionit të komunikojmë nëpërmjet mediave por të ulen dhe të diskutojnë përkëtë çështje.

“Unë e thash qëndrimin tonë. Me siguri ata kanë pikëpamjet e tyre. Ne mendojmë për të gjithë opsionet e mundshme se si të plotësohen vendet e zbrazëta. Besoj se në fund këtë dota vërtetojmë në interes të përbashkët tonin dhe të tyrin. Po, vijojnë takime këto ditë – thakryeministri Zoran Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat