Zaev: E ndërrova Maqedoninë e izoluar, me atë evropiane

Maqedonia

Zaev: E ndërrova Maqedoninë e izoluar, me atë evropiane

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 11:34
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në një intervistë për Televizionin Kombëtar Bullgar (BTV) ka folur rreth ngjarjeve politike në vend dhe marrëdhëniet me Bullgarinë.

Ai tha se me Bullgarinë Maqedonia nuk është vetëm mike, por edhe aleate, duke shtuar se me marrëveshjen për fqinjësi të mirë Maqedonia nuk ka humbur asgjë, përkundrazi shteti ka fituar shumë.

Në lidhje me çështjet historike të tangon dy vendet, Zaev tha se në libra nuk flitet më për “okupatorët fashistë bullgar” dhe se shoqëria e Maqedonisë ka dënuar rrënimin e përmendores së Kajmakçalanit.

“Figurat nga historia jonë e përbashkët duhet të na lidhin. Zënkat nuk sjellin perspektivë, por vetëm të keqe. Maqedonia dhe Bullgaria janë mike të sinqerta dhe këtë miqësi duhet ta ndërtojmë”, potencoi Zaev.

Në pyetjen se a e ka shitur shtetin me nënshkrimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, Zaevi tha se e ka ndërruar Maqedoninë e izoluar, me atë evropiane. Sipas tij, marrëveshje të tilla bëjnë të gjitha shtetet moderne.

Ai në fund shtoi se asnjëherë nuk do të përsëritet kriza politike në Maqedoni, që sipas tij nuk kishte liri dhe shumë njerëz janë dërguar në burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat