Zoran Zaev për vizitë pune në Bosnjë e Hercegovinë

Maqedonia

Zoran Zaev për vizitë pune në Bosnjë e Hercegovinë

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 14:25
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot pasdite do të udhëtojë për vizitë pune në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Serinë e takimeve delegacioni i Maqedonisë do ta fillojë me takimin me delegacionin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës.

Pas takimit do të pasojë deklaratë e përbashkët e kryeministrit Zaev me kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës, Denis Zvizdiq.

Në pjesën e dytë të agjendës së sotme është paraparë pjesëmarrja e Zaevit në sesionin “Drejt përtëritjes së të majtës në Evropën Juglindore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat