Zaev viziton Serbinë më 20 nëntor

Maqedonia

Zaev viziton Serbinë më 20 nëntor

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 20:16
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, do të arrijë të hënën për vizitë zyrtare dyditore në Serbi, njoftoi qeveria maqedonase.

Gjatë kësaj vizite janë paraparë takime me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq dhe takim pune në përbërjen e gjerë të delegacioneve të qeverive të dyja shteteve.

Zaev gjatë vizitës do të takohet edhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, si dhe organizatën e maqedonasve në Serbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat