Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot mban seancën e 20-të plenare

Maqedonia

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot mban seancën e 20-të plenare

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 14:48
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e 20-të.

Pika e vetme në rend të ditës së kësaj seance është “Propozim vendimi për ndarjen e mjeteve mes shfrytëzuesve të buxhetit të pushtetit qendor dhe mes fondeve”.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë dje në seancën e 39-të e shyrtoi dhe e miratoi këtë Propozim-vendim.

Ndarja e mjeteve, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, bëhet që të sigurohen mjete për pagesë të obligimeve të arritura për llogari të projekteve, te të cilat është vërejtur intensitet i ngadalsuar i realizimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat