Vizbeg, ndërtimi i shkollës shtyhet për një kohë të pacaktuar

Maqedonia

Vizbeg, ndërtimi i shkollës shtyhet për një kohë të pacaktuar

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 16:30
Ndërtimi i shkollës fillore në Vizbeg

Ndërtimi i shkollës fillore në Vizbeg, i paralajmëruar vazhdimisht nga ish kryetari i Komunës së Butelit, Petre Llatinovski do të shtyhet për një kohë të pacaktuar.

Kjo ndodhë për shkak se duhet të rregullohet dokumentacioni i parcelës së caktuar për ndërtim gjë e cila nuk ka përfunduar deri më sot, tha kryetari I ri I Komunës së Butelit Velimir Smilevski duke premtuar se nuk do të lejojë dështimin e projektit në fjalë.

"Do të fillojmë me rregullimin e dokumentacionit, bëhet fjalë për parcelë të paformuar të cilën për një kohë të shkurtër do ta formojmë.  Është për të ardhur keq sepse në atë lagje gravitojnë 700-800 nxënës që bëjnë rrugë deri në 4 kilometra për të arritur në shkollë. Këtë nuk do ta lejojmë, sikurse paraardhësit tanë që lejuan ky projekt të bie në ujë" – tha Velimir Smilevski, kryetar i Butelit.

Përveç vizbgasve, edhe nxënësit e fshatit Luboten ballafaqohen me kushte të vështira në mësim. Drejtori I shkollës “Liman Kaba”, Xhezmi Rrahmani tha për Alsat se kërkesat e tij të njëpasnjëshme për një objekt të ri shkollor dhe rikonstruimin e atij ekzistues kurrë nuk kishin hasur në veshë të dëgjueshëm nga Komuna e Butelit.

"Objekti ekzistues momentalisht ka 9 klasë ndërsa numri I nxënësve është 392 nxënës, faktikisht këtu janë 9 klasë dhe objekt tjetër ndihmës nuk kemi. Dy klasë nuk I plotësojnë kushtet për tu zhvillu mësimi normal, është aty klasa e parë, kur kemi rreshje shi mbushet klasa me ujë, jemi mundu mi adaptu, me ato që kemi me ato luftojmë" – u shpreh Xhezmi Abdurrahmani, drejtor I sh.f “Liman Kaba”.

Edhe prindërit dhe nxënësit ankohen për vështirësi gjatë rrugës për në shkollë. Siç thonë ata zgjerimi i fshatit me shtëpi të reja e bën edhe më të gatë rrugën drejt shkollës.

“Ka nevojë se ne e kemi larg shkollë, atje lart, për këta të vegjëlit ka nevojë po ende nuk u bë Ne e kërkojmë tash e sa vjet, fëmijët prej atje duhet të shkojnë deri te xhamia, në jemi mëhallë e gjatë, është larg për ne”.

“Është shumë larg, nuk po mundemi me shku deri atje, kur bie shi po lagemi shumë”.

“Keq është, na nevojitet këtu një shkollë sepse atje shuë larg, sidmoskur bie borë na lagen këmbët. Edhe pse jemi paradite në shkollë ka qen në rrugë, akull, frikohemi shumë”.

Për këtë kërkesë të lubotenasve, kryetari I Butelit Velimir Smilevski tha se ka dhënë dritë jeshile ndërsa pas formimit të bashkësisë lokale, pas zgjedhjeve lokale do të nisin edhe bisedimet me fshatarët rreth parcelës ku do të ngritët godina shkollore. Shkolla ekzistuese në Luboten është ndërtuar në vitin 1963 me vetëm dy klasë. Sot, kjo shkollë numëron 9 klasë të cilat I janë ngjitur objektit të vjetër por që nuk plotësojnë kushtet për mësim. Shkolla fillore “Liman Kaba” nuk posedon asnjë kabinet për lëndët profesionale dhe as sallë të edukatës fizike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat