Han takon liderët e partive parlamentare, Brukseli pret rezultate konkrete, ligje dhe reforma

Maqedonia

Han takon liderët e partive parlamentare, Brukseli pret rezultate konkrete, ligje dhe reforma

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 21:47
Euromkomisari Johanes Han ka njoftuar kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe kryetarët e partive parlamentare

Euromkomisari Johanes Han ka njoftuar kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe kryetarët e partive parlamentare se, me rëndësi esenciale, është miratimi i ligjeve të cilat janë të domosdoshme për të marë vlerësim pozitiv në raportin e progresit.

Ndërkaq, Xhaferi ka siguruar eurokomisarin Han se prioritet në punën e Kuvendit, deri në fund të vitit, është miratimi i pakos së ligjeve reformuese të cilat dalin nga rekomandimet e Pribesë.   

 Edhe liderët e partive parlamentare kanë siguruar z.Han se mbeten të përkushtuar në zbatimin e reformave me interes për qytetarët dhe procesin eurointegrues.
 
“Sigurova z. Han se me përkushtim punojmë që të arrijmë rezultate sidomos në fushën  e refomave në gjyqësi. Mbetet që koha të dëshmojë për premtimet që bëmë dhe jam optimis që në kohë të duhur do të arrijmë të zbatojmë dhe implementojmë kërkesat që na afrojnë afër hapjes së negociatave për anëtarësim në BE”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
 
“Ne vazhdojmë të ngelemi të fokusuar si Aleancë për Shqiptarët në drejtim të reformave. Është shumë e rëndësishme që reformat e paralajmëruara sa I përket shtetit të së drejtës të nisim dhe t’I shohim që të bëhen të prekshme për qytetarët, sepse reformat vetëm atëherë kanë kuptim, kur këto reforma I ndjejnë qytetarët dhe avash krijojmë kushte më të mira sa I përket të drejtës që qytetarët të ndjehen të barabartë përballë ligjeve ekzistuese në vend por pse jo edhe ligjeve të tjera që kanë të bjënë me kthimin e shtetit të ssë drejtës”, tha Ziadin Sela, kryetar i ASH.
 
Kreu i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, edhe këtë takim e kaloi në heshtje, përkatësisht ashtu si disa takime pararendëse me z. Han nuk dha asnjë deklaratë për media. Për takimin, do të publikojnë kumtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat