Zaev: Do të intensifikojmë bashkëpunimin ekonomik me Turqinë

Maqedonia

Zaev: Do të intensifikojmë bashkëpunimin ekonomik me Turqinë

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 17:29
Pamje nga takimi

Bashkëpunimi nëmes Maqedonisë dhe Turqisë do të intensifikohet, do të punohet në rritjen e shkëmbmit tregtar ndërmjet dy vendeve, por edhe në investime të reja që janë të rëndësishme për rritjen ekonomike, tha sot kryeministri Zoran Zaev në takimin me delegacionin e Odës ekonomike Maqedoni-Turqi (MATTO).

Zaev i ftoi kompanitë vendore, anëtare të MATTO, të hyjnë, siç tha, investime të reja për të cilat do të pranojnë ndihmë të fuqishme dhe përkrahje nga shteti.

“Suksesi i punës së Qeverisë së re e shohim nëpërmjet suksesit që do t arrijnë kompanitë private dhe afarizmi. Qëllimi ynë i fuqishëm është të punojmë si shërbimi juaj, të zgjidhim problemet, por edhe t’i hapim perspektivat për investime të reja dhe zhvillim të investimeve ekzistuese”, tha Zaev.

Sipas tij, ekziston interes i madh për përfitimet dhe përkrahjen që ofron Qeveria në planin e rritjes ekonomike, në masë të njejtë edhe për investitorët venas edhe për ato të huaj.

Përfaqësuesit e MATTO, të udhëhequr nga kryetari Ajdovan Ademoski, shprehën përkrahje për politikat ekonomike të qeverisë dhe pritjet e tyre për bashkëpunim të suksesshëm në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat