Padi penale për personin që kërcënoi para Gjykatës së Lartë në Shkup

Maqedonia

Padi penale për personin që kërcënoi para Gjykatës së Lartë në Shkup

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 16:53
Ilustrim

Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër 57-vjeçarit E.I nga Shkupi, për të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer vepërën penale “rrezik të sigurisë” e cila dënohet sipas nenit 144 nga Kodi Penal i Maqedonisë.

Më 2 nëntor E.I u arrestuar para Gjykatës së Lartë, e cila në ato momente vendoste për rastin “Lagja e Trimave”.

Në të njëjtën datë E.I ka shkuar në një zyrë avokati dhe ka lënë letër me përmbajtje kërcënuese dhe më pas është drejtuar drejt objekteve të Gjykatës së Apelit dhe asaj të Lartë, ku edhe e shkaktoi incidentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat