Zaev-Borisov: Dërgojmë porosi të fuqishme në rajon dhe botë se kështu ndërtohet miqësia

Maqedonia

Zaev-Borisov: Dërgojmë porosi të fuqishme në rajon dhe botë se kështu ndërtohet miqësia

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 21:42
Zoran Zaev dhe Boyko Borisov

Kryetarët e Qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Boyko Borisov, mbajtën konferencë për shtyp në të cilën informuan për rezultatet e seancës së përbashkët të Qeverive të dy vendeve që sot u mbajt në Strumicë, si dhe për deklaratvn e përbashkët nga takimi i parë i Qeverive, në të cilën theksohen përkushtimi për përparimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat.

Zaev tha se me këtë seancë të përbashkët qeveritë e Maqedonisë dhe Bullgarisë qëndrojnë njëra pranë tjetrës në realizimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim dhe se me vullnetin politik të shprehur nga të dy vendet aktivizohet edhe një forcë tërheqëse që do ta çojë tërë rajonin para.

“Kjo vetëdije që kemi si Qeveri për përgjegjësinë tonë historike për tu përgjigjur në çastin kur hapen perspektivat e reja është domethënëse për marrëdhëniet tona dypalëshe, për integrimet evropiane të Maqedonisë por edhe për tërë rajonin. Por, para së gjithash, ne si udhëheqësi politike dërgojmë porosi të fuqishme në rajon dhe botë: se kështu ndërtohet miqësi, kështu kultivohet fqinjësia e mirë, bashkëpunimi, kështu duhen qytetarët tuaj dhe kështu krijohet stabilitet afatgjatë”, tha Zaev.

Siç informoi Zaev, në seancën e prbashkët është biseduar për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e ekonomisë, energjetikës, infrastrukturës, bashkëpunimit tejkufitar dhe reformat e nevojshme për integrimet euro-atlantike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat