Zaev: Qeveria nuk ka angazhuar 120, por 39 persona për piar

Maqedonia

Zaev: Qeveria nuk ka angazhuar 120, por 39 persona për piar

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 20:34
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev sot i hodhi poshtë si të pasakta, informacionet gjithnjë e më të shpeshta në opinion se Qeveria deri më tani ka angazhuar 120 persona.

Sipas tij, bëhet fjalë për gjithsej 39 njerëz të cilët asistojnë tekstualisht për shkak të transparencës së punës së Qeverisë, por edhe prej tyre, siç tha, do të qëndrojnë shumë më pak.

“Bëjmë llogari për punë ekonomike, bëjmë përpjekje që me resurse minimale të japim para qytetarëve atë që duhet. Në asnjë rast nuk do të harrojmë se transparenca është punë e rëndësishme. E kotë është gjithçka që bëjmë, nëse qytetarët nuk dinë për atë. Nëse qytetarët dhe ju mediat nuk na kontrolloni, mundet secili të dalë jashtë kontrollit dhe në fund të na përsëriten punët nga e kaluara për të cilat as ne, as qytetarët nuk presim që të ndodhin. Në mënyrë të hapur, përmes rrugës së debatit biseduam për të gjitha punët,  jemi të gatshëm çdoherë të korrigjohemi, por besoni se ato janë resurse minimale që na duhen për asistim, për gjithçka që është përgjegjësi shoqërore dhe qeveritare para qytetarëve, që të vijë deri tek qytetarët”, tha Zaev, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjeve të para për mbështetje të bujqve të rinj në Ministrinë e Bujqësisë.

Në lidhje me paralajmërimin nga Brukseli se duhet të kihet kujdes në Sektorin për marrëdhënie me opinionin, kryeministri u përgjigj se Qeveria i respekton të gjitha rekomandimet.

“I respektojmë dhe do t’i respektojmë të gjitha rekomandimet, absolutisht, njëqind për qind, natyrisht duke i elaboruar të gjitha argumentet tona, sepse diçka është e nevojshme, në dialog me Bashkimin Evropian”, përmendi Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat