Përfundoi marrja në pyetje në Gjykatën Penale, për një pjesë të të arrestuarve caktohen paraburgime

Maqedonia

Përfundoi marrja në pyetje në Gjykatën Penale, për një pjesë të të arrestuarve caktohen paraburgime

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 11:56
Ilustrim

Në Gjykatën Penale në Shkup përfundoi marrja në pyetje e të arrestuarve të cilët Prokuroria Themelore Publike i përndjek për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit, ndërsa lidhur me dhunën në Kuvend më 27 prill të këtij viti.

Nga Gjykata për MIA-n deklaruan se vendimet për të gjithë të arrestuarit po përgatiten dhe se pritet që të publikohen gjatë ditës.

Mbrëmë u caktua masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh për pesë persona në mesin e të cilëve është edhe ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov dhe këngëtari operistik Igor Durllovski, i cili ishte pjesë e iniciativës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”.

Dy personave u është caktuar masë paraburgimi shtëpiak.

Deputetët të cilët u arrestuan dje janë liruar dhe për ta pritet përgjigje nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nga i cili Gjykata kërkoi heqjen e imunitetit të deputetit.

Gjatë ditës së djeshme krahas deputetëve janë arrestuar edhe 20 persona të cilët përndiqen për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat