Gruevski nuk komenton takimin me Zaevin dhe Ivanovin

Maqedonia

Gruevski nuk komenton takimin me Zaevin dhe Ivanovin

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 13:16
Lideri i VMRO Nikolla Gruevski

Lideri i VMRO Nikolla Gruevski nuk zbulon detaje nga takimi i mbrëmshëm tek kryetari Gjorge Ivanov, ku i ftuar ishte edhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev.

Në përpjekje për ti ulur tensionet në shoqëri, që u krijuan pas hakmarrjes politike kryetari na ka ftuar në takim. Në takim i kam përsëritur qëndrimet që i potencova edhe në takimin e djeshëm në pres konferencë deklaroi Nikoll Gruevski. Gruevski po ashtu theksoi se akoma nuk kanë  ndonjë vendim se a  do ta lëshojnë Kuvendin. Nga kabineti i kryetarit të shtetit Ivanov, mbrëmë ishte lëshuar një komunikate në të cilën theksohet se në takim është biseduar për ngjarjet aktuale dhe zgjidhjet e mundshme për dalje nga gjendja momentale e tensionuar në shtet që ka shkaktuar shqetësim tek qytetarët thuhet në komunikatën e kabinetit të kryetarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat