Zaev: Qeveria mbështetët 70 vjetorin e Unionit kombëtar për personat e shurdhër dhe me dëgjim të dëmtuar

Maqedonia

Zaev: Qeveria mbështetët 70 vjetorin e Unionit kombëtar për personat e shurdhër dhe me dëgjim të dëmtuar

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 00:25
Pamje nga takimi

Ndryshime të Ligjit për gjuhën e shenjave nga viti 2009 dhe më vonë edhe implementim të tij të plotë, kërkoi sot kryetari i Unionit nacional të personave të shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim të Maqedonisë Vasko Markov në takim në Qeverinë e RM-së me kryeministrin Zoran Zaev i cili tha se padrejtësia ndaj personave të shurdhër dhe atyre me vështirësi në dëgjim duhet të korrigjohet.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për media i kryeministrit Zaev, pjesa e madhe e problemeve të personave të shurdhër me vështirësi në dëgjim i janë të njohura. ai prej tyre ka kërkuar listë të kërkesave të cilat i ka Unioni dhe me realizimin e të cilave në masë të konsiderueshme do të lehtësohet jeta e personave me dëgjim të dëmtuar ose të humbur.

Duke theksuar se i përfaqësojnë të drejtat e rreth 6.500 personave të shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim në Maqedoni, kryetari i Unionit, Markov në emër të shoqatave komunale, kërkoi që personat të cilët tërësisht e kanë humbur dëgjimin të kenë të drejtë në ndihmesa të reja, në barë të shtetit.

Në të njëjtën kohë, kryetari i Unionit e shfrytëzoi takimin e sotëm dhe nga kryeministri kërkoi që qeveria të kërkojë mbështetës në festimin e 70 vjetorit jubilar të Unionit të personave të shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim, i cili do të shënohet në vjeshtë vitin e ardhshëm.

“Gëzohem që takimi i sotëm vjen në prag të 3 dhjetorit – Ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara. Do të bëjmë gjithçka për t’i zgjidhur problemet një nga një. Transmetoni të gjithë personave me dëgjim të dëmtuar ose të humbur, të cilët janë anëtarë tuaj, se unë jam miku i tyre. Dhe prandaj me kënaqi të madhe do ta ndihmojmë festën tuaj vitin e ardhshëm që të gjithë të jenë të kënaqur”, theksoi kryeministri Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat