Sparkasse bashkëpunon me policinë për ndriçimin e vjedhjes në filialën e saj në Shkup

Maqedonia

Sparkasse bashkëpunon me policinë për ndriçimin e vjedhjes në filialën e saj në Shkup

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 20:27
Ilustrim

Pas njoftimeve për vjedhje të mundshme brenda bankës ”Sparkasse”, për të cilin rast policia kishte nisur të hetojë, ka reaguar vetëe banka e përmendur, Kjo bankë konfirmon bashkëpunimin me policinë për të sqaruar rastet e ankesave të qytetarëve për gjoja mungesë parash dhe gjësendesh në sefat e kësaj banke.

”Sparkasse Bank Maqedonia së bashku me MPB-në, në pajtim me dispozitat ligjore zbaton procedurë hetimore në aspekt të izolimit të incidenteve të ndodhura me punën e sefave. Banka vazhdon që rregullisht t’i kryej aktivitetet në sferën e punës së sefave në pajtim me procedurat interne dhe dispozitat ligjore”, thuhet në reagimin e kësaj banke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat