Zaev: Presim mbështetje ndërkombëtare për proceset eurointegruese

Maqedonia

Zaev: Presim mbështetje ndërkombëtare për proceset eurointegruese

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 15:42
Zoran Zaev

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, pret mbështetje nga Parlamenti Evropian për iniciativën e re Zhan Mone të inicuar nga eurodeputeti, Ivo Vajgëll. Zaev këtë e ka shprehur gjatë takimit të tij me kryetarin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajan në Bruksel, ndërsa informatën e ka komunikuar Shërbimi për Informim i Qeverisë. Përveç kësaj, Zaev gjatë këtij takimi, ka thënë se qëllimi kryesor i Qeverisë është që viti 2018 të jetë i suksesshëm për vendin, me sjellen e vendimit për fillim të negociatave qasëse drejt BE-së.

Qeveria e Maqedonisë

 “Qasja jonë në politikë, edhe në politikën vendore edhe në atë ndërkombëtare, vepron pa agjenda të fshehura dhe sinqerisht zgjidh të gjitha çështjet, pavarësisht se sa janë të lehta apo të vështura. Na vjen mirë që ambicia dhe gatishmëria jonë për hapa të vërtetë në procesin e qasjes në BE janë në përputhje me impulsin e përtërirë dhe interesin për zgjerim në BE”.

Zaev ka thënë se tani është momenti që të shfrytëzohen këto përpjekje dhe në pjesën e pare të vitit të ardhshëm, Këshilli i BE-së të miratoj vendim për fillim të negociatave qasëse. Ai më tej ka shtuar se Qeveria është e përkushtuar në arritjen e këtij qëllimi, ndërsa ka theksuar se zbatimi i reformave të rekomanduara janë garancë për nisjen e negociatave.

Qeveria e Maqedonisë  

 “Rezultatet e vërteta nga reformat si argument i yni, janë bileta jonë, pa të cilën nuk mund të kërkojmë të presim vendim për fillimin e negociatave qasëse. Po invenstojmë mund që përsëri të vendosim Maqedoninë si partner kredibil të miqve të saj ndërkombëtar”.

Sipas komunikatës së dërguar nga Shërbimi për Informim i Qeverisë, kryetari i PE-së, ka shprehur përkrahjen e institucionit që ai udhëheqë për Maqedoninë dhe ka paralajmëruar se do të intrensifikohet bashkëpunimit me Kuvendin e Maqedonisë. Ai po ashtu, ka thënë se pret që në strategjinë e re për zgjerim të BE-së, që pritet të publikohet së shpejti, do të adresohet porosi e qartë se Maqedonia dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë në prioritetet e asaj strategjie.

Takimi është realizuar në kuadër të vizitës dyditore të Zaevit në Bruksel. Ndërkohë, kryeministri Zaev do të takohet edhe me kryetarin e Komisionit Evropian Zhan Klod Junker, me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini dhe me eurokomisarin për politikë fqinjësore dhe zgjerim Johanes Han. Në këto takime do të diskutohet për ardhmërinë evropiane të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat