Protestohet në Vallandovë dhe Shkup, kërkohet ndërprerja e xeherores Kazandoll

Maqedonia

Protestohet në Vallandovë dhe Shkup, kërkohet ndërprerja e xeherores Kazandoll

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 16:58
Pamje nga protesta

Me bllokim dyorësh të rrugëve dhe duke marshuar nëpër qytet, aktivistët dhe qytetarët e Vallandovës kërkuan ndërprerjen e punimeve në xeheroren Kazandon.

Aktivistët kanë paralajmëruar padi penale kundër xeherores, ndërkaq mbështetje kanë siguruar edhe nga aktivistë të Greqisë të cilët gjithashtu janë vënë në lëvizje kundër xeheroreve në veri të shtetit fqinj të jugut.

Në protestë mori pjesë edhe kryekomunari Kostadinov dhe deputetja Liljana Popovska, ndërkaq të pranishëm ishin edhe kryekomunarët e Bogdancit dhe Dojranit, që gjithashtu janë pjesë e territorit që përfshin xeherorja Kazandoll.

Protestë për të njëjtën arsye u organizua edhe në Shkup në shenjë solidarizimi me qytetarët në juglindje të Maqedonisë, por edhe për shkak se pasojat do të ndihen edhe në pjesët tjera të vendit, pasi që ai rajon prodhon shumë ushqime. Thirrje u është bërë edhe kryetarit Gjorge Ivanov dhe Kryeministrit Zoran Zaev që të ndihmojnë në këtë drejtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat