VMRO-DPMNE: LSDM-ja po vendos njëmendësi politike

Maqedonia

VMRO-DPMNE: LSDM-ja po vendos njëmendësi politike

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 20:08
Sllagjana Mitovska

VMRO-DPMNE sot përsëri bllokoi kryqëzimin tek qendra tregtare "Mavrojasja", ku përpara protestuesve, Sllagjana Mitovska tha se me bllokimin e trafikut, ata po e shfrytëzojnë të drejtën e protestës kundër revanshizmit politik të cilin po e bën pushteti kundër zyrtarëve opozitarë.

"Qeveria nuk po ofron një standard më të mirë jetese dhe një jetë më të mirë për qytetarët, por përkundrazi ajo po na largon nga integrimet euro-atlantike dhe në këtë mënyrë, LSDM-ja edhe një herë po tregon se nuk është në gjendje të qeveris në mënyrë demokratike, por, përkundrazi ajo po dëshiron që të vendos njëmendësi", ka thënë sot para protestuesve Sllagjana Mitovska nga VNRO-DPMNE-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat