Methju Nimic takon dy palët negociuese, Naumovskin dhe Vasilakisin

Maqedonia

Methju Nimic takon dy palët negociuese, Naumovskin dhe Vasilakisin

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 09:40
Methju Nimic

Përfaqësuesi i posaçëm i KB-së për kontestin me emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic, sot në Bruksel do të ketë takim me përfaqësuesit e të dy vendeve, Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis, për tejkalimin e dallimeve rreth emrit.

Takimi, siç paralajmëroi paraprakisht zyra e Nimicit, është pjesë e përpjekjeve të KB-së për t’iu ndihmuar të dyja palëve të gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për çështjen e emrit.

Në bisedimet në Bruksel, Naumovskin do ta shoqërojë një diplomat i MPJ-së, ndërkaq formati i njëjtë i cili është dakorduar me Nimicin, do të jetë edhe nga pala greke.

Tani për tani nuk ka njoftime zyrtare nëse Nimic do të dalë me ide, sugjerime apo propozim të ri, edhe pse mediumet greke nuk e përjashtojnë atë mundësi.

Raundi i fundit formal i negociatave të ndërmjetësit të KB-së me përfaqësuesit e të dy vendeve ishte mbajtur në Nju-Jork në nëntor të vitit 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat