Mjegull nëpër akset rrugore të Maqedonisë, kujdes në komunikacion

Maqedonia

Mjegull nëpër akset rrugore të Maqedonisë, kujdes në komunikacion

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 08:47
Ilustrim

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) paralajmëron shoferët për mjegull në disa akse rrugore të vendit që ka ndikuar në uljen e shikueshmërisë në distancë 50 deri 100 metër.

Ndërkaq, komunikacioni zhvillohet në rrugë me korsi të lagështa, prandaj shoferët udhëzohen të kenë kujdes dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes, si edhe të respektojnë sinjalistikën.

Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat