Nga janë drejtuar politikat e Qeverisë, ekspertët të ndarë rreth vendimeve kyçe

Maqedonia

Nga janë drejtuar politikat e Qeverisë, ekspertët të ndarë rreth vendimeve kyçe

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 17:25
Qeveria e Maqedonise

Plani i qeverisë për reformat e paralajmëruara po realizohen, por me ritëm shumë të ngadaltë, konstatuan analistët në debatin e mbrëmshëm në emisionin Click Plus në TV21.

Tentimet e qeverisë për t’i përforcuar marrëdhëniet me shtetet fqinje përmes seancave mes qeverive, duket se në një mënyrë e ka lënë pas dore politikën vendore, thotë Safet Bishevac. Ndërsa për rastet gjyqësore, sipas Bishevac, ngjarjet aktuale duhet të jenë test për sistemin gjyqësor.

“Shtatëdhjetë për qind e njerëzve të cilit ishin bartës të qeverisë së Nikolla Gruevskit dhe BDI-së në atë periudhë janë ende në ato pozicione udhëheqëse. A mendoni ju se ata njerëz ashtu lehtë do të heqin dore nga pushteti dhe ndikimi që kanë, asnjëherë nuk do ta bëjnë këtë”, tha analisti, Safet Bishevac.

Në debat u hap edhe çështja e deputetëve dhe aktivistëve të paraburgosur të cilit ishin pjesë e ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit. Analisti Sotir Kostov beson se në paraburgim ka edhe njerëz të pafajshëm dhe thotë se deri sa të jetë gjallë do t’i mbrojë.

“U ulëm  në kolltuk dhe tani pushteti është i yni, kjo nuk vlen për të gjithë por ndikimet e para po i shohim, dhe tani të fillojmë të bëjmë përndjekje, dhe sonte për herë të parë do ta përdor thënien “përndjekje politike”, do të burgosim artist, punëtorë të kulturës, si të jenë terrorist dhe tani jemi bërë shtet në botë i cili në një metër katror ka burgosur më së shumti terrorist në botë”, tha Kostov.

Edhe përdorimi i ligjit të gjuhëve, që është një nga temat më të ndjeshme ishte arsye e një debati të ashpër mes mysafirëve në studio. Sipas Faton Alitit ka ende hapësirë për avancim të të drejtave dhe mundësive për përdorim të gjuhëve në nivel qendror.

“Vetëm qytetari i lirë mund të jetë edhe qytetar lojal i shtetit, nuk e kuptoj motivin e kundërshtimit për zgjerim të përdorimit të gjuhës”, u shpreh analisti, Aliti.

Analistët nuk mundeshin të gjejnë  “gjuhë të përbashkët” as për rrugën në të cilën duhet të lëvizë shteti në të ardhmen. Sipas disave, eurointegrimet në fakt integrimi në unionin evropian është prioritet, por për disa Maqedonia do të kishte dobi më të mëdha nëse orientohet kah Rusia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat