Zaev në takim joformal me Mogherinin

Maqedonia

Zaev në takim joformal me Mogherinin

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 09:51
Zoran Zaev dhe Federica Mogherini

Kryeministri Zoran Zaev sëbashku me kryeministrat e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor nesër mbrëma në Bruksel do të marrë pjesë në një takim joformal me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini.

Në takimin e tretë joformal të kryeministrave me Mogherinin do të bisedohet për ngjarjet aktuale në rajon dhe për perspektivat për vitin 2018, kur partnerëve evropianë në rajon do t’ju ofrohet mundësia e vetme për përparim në rrugën e integrimeve në BE.

“Bashkimi evropian është i përkushtuar në përforcimin e angazhmanit kah vendet e rajonit me qëllim që të sigurojë gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të ndërmarrin hapat e nevojshëm që përparimi i tyre drejt BE-së të bëhet i pakthyeshëm”, thuhet në kumtesën e BE-së.

Ky takim joformal paraqet vazhdim të bisedimeve të përfaqësueses së lartë, Mogherini me liderët ballkanik nga muaji maj, kur ajo i bashkoi në një takim joformal pune.

Pritet që gjatë takimit ditën e hënë të bisedohet për strategjinë, të cilën Komisioni evropian e përgatit për në muajin shkurt, për qasjen e Serbisë dhe Malit të Zi në BE deri në vitin 2025, si dhe për hapat e rradhës e projektuar për Shqipërinë, Maqedoninë, BeH dhe Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat