Talat Xhaferi për vizitë zyrtare në Tiranë

Maqedonia

Talat Xhaferi për vizitë zyrtare në Tiranë

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 08:52
Talat Xhaferi

Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga kryetari Talat Xhaferi, e në përbërje të të cilit janë edhe deputetët Ejup Alimi, Beti Rabaxhievska – Naumovska dhe Rexhep Memedi, prej sot qëndron për vizitë treditore në Republikën e Shqipërisë.

Është paraparë që nesër kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, gjatë vizitës në Shqipëri, të realizojë takime me kryetarin e Parlamentit shqiptar, Gramoz Ruçi, zëvendës kryetaren e Qeverisë Senida Mesi, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat