Zaev: Qytetarët janë ata që i vlerësojnë politikat

Maqedonia

Zaev: Qytetarët janë ata që i vlerësojnë politikat

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 13:03
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka thënë se qytetarët e Maqedonisë dhe sektori jo-qeveritar e kanë fjalën për të komentuar politikat në vend duke i dhënë drejtim dhe kahëzim orientimit të politikave shtetërore.

”Besimi i qytetarëve dhe këshillat nga sektori jo-qeveritar janë të rëndësishme për ne si qeveri. Ne presim këshilla efektive për të ardhmen dhe kjo do të ndikojë në përgjegjësinë tonë si zyrtarë” ka thënë Zaev.

”Qytetarët presin shumë nga qeveria dhe kjo ndonjëherë i shqetëson dhe i dëshpëron pasi jemi të detyruar të marrim vendime jo-populiste. Njejtë si rroga minimale, do të veprojmë edhe masa të ndryshme për të siguruar jetë më të mirë për qytetarët” përfundoi Zaev.

Ai ju bëri thirrje qytetarëve që të jenë më proaktiv dhe të reagojnë kur shohin diçka se nuk është në rregull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat