Një i vdekur dhe disa të lënduar në komunikacion në 24 orët e fundit në rajonin e Shkupit

Maqedonia

Një i vdekur dhe disa të lënduar në komunikacion në 24 orët e fundit në rajonin e Shkupit

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 10:44
Ilustrim

Një person ka humbur jetën në një nga gjithsej 12 aksidentet e regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin SPB të Shkupit. Në njërin aksident janë lënduar rëndë dy persona, ndërsa në pesë me lëndime më të lehta kanë kaluar pesë persona. Në pesë aksidente është shkaktuar dëm material.

Nga MPB informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Njëzet e pesë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, një shofer ka kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, një shofer nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve për të kaluar, dy shoferë për rreshtim të gabuar dhe tre shoferë për parakalim jo të rregullt. Nga trafiku është përjashtuar një shofer, i cili e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe gjashtë shoferë para se ta marrin të drejtën për drejtim të automjetit, si dhe shtatë automjete të paregjistruara. Janë hasur edhe 67 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 60 automjete.

Sektori për parandalim pranë SPB Shkup në suaza të aksionit trafiko-edukues “T’i mbrojmë fëmijët në trafik” do të realizojë punëtori edukative me nxënës të klasës së katërt të SHFK “Goce Dellçev” e cila ndodhet në rajonin e Komunës Ilinden.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat